13:52 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Komisioni i pavarur për miniera e minerale – me raport për vdekjen e 1 minatorëve, në Novobërdë

Komisioni për ekonomi, punësim, tregti, industri, ndërmarrësi dhe investime strategjike ka shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit të pavarur për miniera dhe minerale (KPMM) ka dalë edhe me raport për vdekjen e dy minatorëve, në Novobërd. Kryetari i bordit të KPMM-së, Musa Shabani, ka thënë se në vendin ku ka ndodhur aksidenti kushtet e punës  kanë qenë të vështira.

Shabani ka bërë të ditur se do të përgatisin një raport me detaje për aksidentin e ndodhur pak ditë më parë.

“Vendi ku ka ndodhur aksidentin kushtet e punës janë të limituara, sepse ka qenë mjaft e vështirë të punohet në ato kushte për nxjerrjen e trupave, por falë angazhimit maksimal është arritur që të nxirreshin trupat prej minierës dhe i janë dorëzuar ekipit të mjekësisë ligjore”.

“Komisioni i pavarur për miniera… ka urdhëruar ndërprerjen e punës dhe ka formuar dy komisione, të cilët e kanë bërë inspektimin dhe janë në përpunim të raportit dhe do të japin detaje për aksidentin”.

Shabani ka thënë se janë arritur disa rezultate pozitive sa i përket licencimit. Ai, ka thënë se kanë zhvilluar 30 takime me kompani të ndryshme, ku janë proceduar 375 kërkesa për licenca, mirëpo janë lëshuar vetëm 255 sosh.

Sipas kryetarit të KPMM-së, sfidë kryesore po del të jetë mostrajtimi në kohë i lëndëve në gjykatë.

Në këtë takim është diskutuar edhe raporti për vitin 2019 si edhe raporti vjetor i Autoritetit rregullator për shërbimet e ujit për vitin 2019.