75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Komisioni i rekomandon Kuvendit të shkarkoj Bordin e Hekurudhave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Komisioni për Mjedis i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, shkruan IndeksOnline.

Ajo njoftoi se ky propozim u votua më 6 për, 1 kundër dhe 1 abstenim.

“Sot më mbledhjen e Komisionit për Mjedis me 6 vota PËR, 1 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM i dërguam Kuvendit propozimin e Komisionit për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Po ashtu, sot diskutuam edhe rreth ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Automjete si dhe e krijuam grupin punues për këtë projektligj”, shkroi ajo./IndeksOnline/