Komisioni i shëndetësisë takon drejtorin Krasniqi, Reshitaj tregon se për çfarë biseduan

Komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ka realizuar një takim pune me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe bordin përcjellës.
Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, me një status në Facebook ka treguar temat e diskutimit në këtë takim.
“Bashkë me anëtarë të Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, realizuam takim pune me ushtrues drejtorin e SHSKUK-së z.Valbon Krasniqi dhe bordin përcjellës, ku temë boshte ishte “Puna dhe sfidat e SHSKUK-së në ofrimin e shërbimeve mjekësore”.
Aty u njohem me punët që janē bërë dhe procesin e shërbimeve që janë ofruar gjatë tërë kohës për qytetarët e vendit, e gjithashtu vështirësitë që kanë qenë dhe që vazhdojnë të jenë në SHSKUK.
Ne u ofruam mbështetje dhe përkrahje ndaj çfarëdo kërkese dhe nevoje që lidhet me kompetencat tona si komision, e po ashtu u dakorduam që do të bëjmë monitorim të vazhdueshëm të institucioneve shëndetësore, me qëllimin që qytetarët e Kosovës të kenë përkujdes të veçantë shëndetësor” shkruan Reshitaj në njoftim./Indeksonline/
