Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës

Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut do të mbajë takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimi takimi pritet të nis në ora 11:00.
Theksojmë se Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, gjatë ditës së djeshme u janë hedhur rrobat e punës jashtë, në oborrin e kuvendit pa i lajmëruar fare.
Ndonëse ua ndërprenë kontratën pa paralajmërimë duke i zëvendësuar kështu me punëtoret të reja punëtore sot u hodhën jashtë edhe rrobat të cilat punuan me to./Indeksonline/