Komisioni për AKI-në diskuton me dyer të mbyllura, nënshkruan letrën e zotimit për informatat nga Inteligjenca
Është mbledhur Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, për të vazhduar më pasë anëtarët e këtij komisioni mbledhjen me dyert e mbyllura.
Në rend të ditës është shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Por fillimisht ata nënshkruan një letër zotimi për në lidhje me përmbajtjen nga informatat e rezervuara që ofron AKI-ja.
“Para vetes e kemi dhe një letër me të cilën ne zotohemi dhe deklarohemi në lidhje me përmbajtjen nga informatat e rezervuara që na ofrohen nga AKI-ja. Iu kisha lutur që para se të fillojmë ta nënshkruajmë”, tha kryetari i komisionit Anton Quni.

