21:57 / E Enjte, 30 Prill 2020

Komisioni për çmime vendosi sot për rishqyrtimin e kërkesave për çmime të barnave

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, Komisioni për çmime të barnave ka aprovuar kërkesat për rishqyrtim të ushtruara nga kompanitë farmaceutike ndaj vendimit fillestar.

Tani kompanitë, përkatësisht mbajtësit e Autorizimit për Marketing kanë 15 ditë afat që të ushtrojnë ankesë në Komisionin për ankesa të MSH, pas së cilës Komisioni i ankesave do të marrë vendimin final.

Pas vendimit final, çmimet e barnave bëhen të zbatueshme, ashtu që pas kalimit të periudhës ‘grace’ një muaj nga vendimi final i Komisionit për ankesa, Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) fillon të shtypë banderolat me çmime për çdo kërkesë të re që bëhet, njofton Ministria e Shëndetësisë.