75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Komisioni për Ekonomi s’e shqyrton Raportin Vjetor të KOSTT-it, shkak përfundimi i mandatit të Bordit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka votuar raportet vjetore të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2022, ndërsa ka shtyrë për një datë tjetër raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala tregoi edhe shkakun përse është dërguar me vonesë raporti.

“E kam shtyrë për faktin që disa nga anëtarët e Bordit iu përfundon mandati javën tjetër, raporti i KOSTT-it është ardhë 15 minuta para se të përfundoi orari i punës. Pa shkruar unë raporti nuk ishte ardh fare, kam pas dëshirë që të jenë këtu që të mos ikin pa raportuar, për të parë të gjitha shkeljet ligjore”, tha Shala.

Kurse, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, propozoi që mbledhja të mbahet të enjten për të pasur edhe më shumë kohë për të parë raportin.

“Edhe pse iu skadon disave mandati, ata mund të japin raportin edhe pas mandatit. Nuk po e bëj tendencioze vetëm po propozoj që të shtyhet për të enjten”, tha Gara.

Deputetja e pushtetit, Jeta Statovci tha se nuk është koha e pamjaftueshme që të filloj me raportet vjetore për shkak të dërgimit me vonesë.

“Në kuadër të këtij rendi të ditës është përcaktuara para se të përmbushen raportet. Raporti është sjellë të premten dhe nuk e përmbyll që të jetë materiali në dispozicion për të folur sot në këtë Komision. Në propozojmë që pika 7 të hiqet nga rendi i ditës”, tha Statovci.