Komisioni për Financa Publike shqyrton shpenzimet e Kuvendit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje e radhës.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet ndër të tjerash raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 29.03.2019;
3. Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, i
ftuar Sekretari i Pergjithshëm z.Ismet Krasniqi;
4. Shqyrtimi i raportit të ndarjes së buxhetit dhe shpenzimeve për vitet 2017
dhe 2018 për Programin e Komuniteteve në kuadër të ZKM-së, i ftuar Sekretari i
Përgjithshëm z.Fitim Krasniqi;
5. Të ndryshme./Indeksonline/