75 Mall Live Search
18:35 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Punë të Jashtme e pret nesër për raportim, Pacolli: Jam në vizitë zyrtare

Komisioni për  Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.

Si pikë të parë të rendit të ditës, në këtë mbledhje ata kanë futur edhe raportimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Megjithwse ky komision ka më shumë se dy muaj që po e pret pjesëmarrjen e Pacollit në mbledhje për të raportuar,  një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Madje, kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani pati deklaruar në mbledhjen fundit se në rast se ministri nuk do vije, këta të fundit dinë të veprojnë edhe ndryshe.

Por, përkundër kësaj “ankese”, Pacolli nuk do jetë i pranishëm as në mbledhjen e nesërme.

I kontaktuar nga Indeksonline, Pacolli ka thënë se ai është në një vizitë zyrtare në Romë, ku do qëndrojë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

“Jam në një takim zyrtarë në Romë, sot dhe nesër”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, Indeksonline ka tentuar të flas edhe me Osmanin, për të parë se cilat janë veprimet që do ndërmarrë ky komision meqenëse edhe në mbledhjen e radhës nuk do jetë i mundur raportimi i Pacollit./Indeksonline/