13:55 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020

Komisioni për Punë të Jashtme fton për raportim kryeministrin Hoti, para takimit në Washington

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mori vendimin që të ftohet për raportim kryeministri Avdullah Hoti për të raportuar për qasjen e tij politike për takimin në Uashington, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë mbledhjes pati mosmarrëveshje ndërmjet deputetëve rreth kësaj ftese, përfshirë menaxhimin e pandemisë dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Anëtari i komisionit nga VV-ja, Gazmend Gjyshinca, deklaroi se duhet të sqarohet se përse Qeveria ka ndalur zotimin për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Qëllimi për t’i thirrur në raportim është për t’u sqaruar. Zotimin e Serbisë për të ndalur fushatën për çnjohje të Kosovës nuk po ndodhë. Flitet për zotim të Qeverisë sonë me ndaljen e angazhimit tonë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Anëtari i komisionit nga LDK-ja, Arben Gashi, e quajti deskrepancë letrën e VV-së lidhur me heqjen dorë nga organizatat ndërkombëtare. Gashi tha se është e papranueshme të thirret kryeministri për raportim.

“Në të tria letrat është pa thonjëza “heqja dorë nga organizatat ndërkombëtare”. Asnjë nga krerët e institucioneve nuk është deklaruar ashtu, kjo është deskrepancë”.

“S’po e kuptoj këtë energji negative, ne jemi të gatshëm këdo të rëndësishme për mbikëqyrje parlamentare, këto përleshje janë të paarsyeshme”, shtoi Gashi.

Anëtarja e komisionit nga AKR-ja Mirlinda Sopi-Krasniqi, u shpreh kundër ftesës për raportim të kryeministrit, derisa tha se duhet të raportojë MPJ-ja lidhur me riatdhesimin e qytetarëve gjatë pandemisë.

“Është në shpërpthje me rregullat për të thirrur në raportim kryeministrin, duhet të vijë në raportim vetëm Ministria e Punëve të Jashtme. Të kemi një raport të saktë dhe qartë nga MPJ-ja për riatdhesimin e qytetarëve”, kërkoi ajo.

Derisa akuzoj deputetët e VV-së se po bëjnë skena para kamerës.

“Kam ra ne këtë nivel me diskutue me Fitoren”.

Ariana Musliu-Shoshi pyeti a kemi bazë ligjore për të thirrur kryeministrin.

Anëtarja e komisionit nga VV-ja, Fitore Pacolli, tha se heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, do të thotë se ne jemi shtet hajgare, raporton EO-ja.

“Është një situatë shqetësuese dhe kemi bërë këtë thirrje. Mosparaqitja e kryeministrit dhe dy ministrave derisa kanë hequr dorë nga anëtarësimi në organizatat.

“Ta ngojmë Arbenin duke folur përralla nëse këtë nuk e bëjmë atëherë pse ekzistojmë si komision. Çfarë shteti jemi, Qeveria që është bërë me këto parti është hajgare.

“Pse po reagoni kur ne themi të vërtetën. Ky komision nuk duhet të ekzistojë nëse ju refuzoni për mos me i thirr krerët”.

Kujtim Shala nga LDK-ja tha se është pro thirrjes se kryeministrit për raportim, të shohim nëse ka një zotim të tillë ose jo.

“Jam pro thirrjes se kryeministrit, por nuk do të thotë që të ftohen edhe ministrat nëse ftohet kryeministri”.

Enver Hoxhaj nga PDK-ja u shpreh “për” ta ftuar kryeministrin për t’i informuar për takimin në Uashington, raporton EO.

“Situata në të cilën ndodhët vendi është serioze. Jam që të ftohet kryeministri në takim, çështja edhe të ftohet para apo pas takimit në Uashington”.

“E rëndësishme për ne është se me çfarë platforme shkon Kosova në Uashington. Për ne do te ishte e rëndësishme se cila është qasja e tij politike për çka shkohet në Uashington”.

“Do duhej që si komision të jemi në interes të vendit e jo partiake. I kish shërbye vendit me pas informata në detaje e jo se çfarë thotë çdo ditë në medie, duke përfshirë edhe dialogun”.