Komisioni për Punë të Jashtme kalon Projektligjin për Dialogun
Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhje urgjente ka kaluar Projektligjin për Dialogun.
Pas diskutimeve ndërmjet anëtarëve të komisionit, me gjashtë vota për e tri kundër, ky projektligj ka kaluar.
Kjo mbledhje është bërë me inicimin e nënkryetares së komisionit, Time Kadrijaj e cila ka mbledhur gjashtë nënshkrime të deputetëve.
Për këtë reagoi kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani, e cila tha se pozita ka dashur ta mbajë këtë mbledhje pa opozitën.

Sipas saj, ky projektligj nuk ka pozicion të qartë ndaj dialogut për këto 6-7 vite.

Ndërsa, ndaj saj ka reaguar deputeti i PDK-së Elmi Reçica, i cili ka thënë se ai ka kërkuar edhe në mbledhjen e kaluar që ligji për dialogun të trajtohet gjatë pauzave të seancës plenare.