75 Mall Live Search
21:19 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / MSH

Komisioni për Punë të Jashtme në Senatin italian pret në takim Gërvallën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua sot me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Siguri në Senatin Italian, Stefania Craxi dhe anëtarë të tjerë të komisionit.

Bashkëpunimi në politikën e jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Italisë, mbështetja për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ishin temat kyçe në takim.

Gërvalla para deputetëve italianë prezantoi të arriturat e Kosovës në avancimin e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonomi, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve jo-shumicë, fuqizimin e pozitës së gruas, tolerancën ndër-fetare etj.

Bashkëpunimi ndërshtetëror në çështjet dhe sfidat e përbashkëta që kemi, roli i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike, ishin ndër çështjet e tjera që u diskutuan në takimin e Ministres Gërvalla me Kryetaren e Komisionit, znj. Stefania Craxi dhe anëtarët e këtij komisioni.