09:40 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Punë të Jashtme nesër mbledhjen e radhës, a do raportojë Pacolli?

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nesër do mbajë mbledhjes e radhës.

Ndër pikat e rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të jetë edhe raportimi i ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Por, ky i fundit nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm.

Kjo pasi, ka  më shumë se dy muaj që ky komision ka ftuar për raportim Pacollin, porse sipas kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmani, ai nuk iu është përgjigjur kërkesës së tyre, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, Osmani gjatë mbledhjes së fundit pati thënë se nëse ai nuk vije, ata dinë të veprojnë edhe ndryshe.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme në këtë komision në rend dite janë edhe:

–  Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 20 dhe 26 dhjetor 2017 si dhe më 15 janar 2018.

–   Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2017.

–   Shqyrtimi i draft-Planit dhe Programit të Punës së Komisionit për vitin 2018.

–   Të ndryshme/Indeksonline/