75 Mall Live Search
18:39 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Komisioni për Shëndetësi viziton SHSKUK dhe Barnatoren Qendrore

Albena Reshitaj, në cilësinë e kryetares së komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit vizituan SHSKUK dhe Barnatoren Qendrore Qëllimi i vizitës së komisionit ishte informimi nga afër me masat e marrura nga SHSKUK për përballje eventuale të vendit tonë me epideminë e koronavirusit. Gjithashtu, temë diskutimi gjatë vizitës ishte edhe funksionimi dhe kapacitetet laboratorike për diagnostifikimin e rasteve.

Komisioni vizitoi barnatoren qendrore, pēr të kuptuar nëse janë furnizuar me sasi dhe lloje te mjaftueshme të medikamenteve dhe materialeve në raste nevoje.

Deputetja Reshitaj theksoi se si komision do të jenë në funksion të përcjelljes së punës të të gjitha institucioneve përgjegjëse shëndetësore.

Ndër te tjera, Reshitaj nga institucionet shëndetësore kërkoi përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe infrastrukturë optimale për trajtimin shëndetësor lidhur me këtë virus, si dhe forcimin e masave mbrojtëse . ‘’E rëndësishme është që të gjithë qytetarët e vendit i kane sytë nga mjekët dhe nga ne përfaqesuesit e tyre.

Prandaj për të përcjellë tek të gjithë ju përkrahjen tonë si komision, shprehim gatishmërinë secilit veç e veç për të qenë sa më pranë jush në këto ditë ankthi’’ deklaroi deputetja Reshitaj.