Komisioni për Shëndetësi voton Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka votuar në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj i cili nuk mori pjesë në votim, tha se ky Projektligj ka mangësi dhe se duhet të ndryshohet.
“Ligji është bërë pak me nguti. Nuk e di kush e ka hartuar, por vërtëtë një profesionist shëndetësor mendoj që duhet të gjej diskprepanca mes realitet dhe asaj që është shkruar në këtë ligj. Ky ligj ka shumëçka që duhet të ndërrohet në të, pasi që ka mangësi ”, tha ai.