Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit ka vizituar stacionin e policisë nr.3 në, Bajqinovci jep detaje

Në kuadër të aktiviteteve për mbikqyrjen e institucioneve të sigurisë, sot komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vizituar stacionin e policisë nr.3 në lagjen Kodra e Trimave- Prishtinë.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka treguar se aty u pritëm nga drejtori rajonal i policisë së Prishtinës Kolonel Fahredin Verbovci, komandanti i stacionit policor nr-3 veri Kodër Trimave, major Bekim Bislimi, së bashkë me stafin policor.
Aty u informuam për këtë stacion policor i cilin mbulon pjesën më të madhe të kryeqytetit me 528 kilometra, 35 shkolla fillore, 5 shkolla të mesme, me një staf prej 155 polic dhe staf civil e që është numër i vogël.
Biseduam për situatën e sigurisë së qytetarëve, problemin e narkotikëve, vjedhjeve, aksidenteve në trafik dhe dhunës në shkolla.

U interesuam për sigurinë në shkolla, sigurinë e nxënësve pas therrjes për vdekje të fëmijut ditë më parë, si dhe që prezenca e policisë të jetë sa më e madhe në shkolla.
Gjatë vizitës hasëm në kushte të rënda të hapësirave ku punohet në stacionin policor.

Ky stacion i improvizuar nga kontejnerët plot 21 vjet jep shërbime për qytetarët e kryeqytetit e që nuk i plotëson kushtet elementare.
Aty u informuam për të arriturat dhe sfidat që stafi policor dhe ai civil ballafaqohet me punën.
Nga biseda me stafin policor morrëm shumë informata, se si mund të ndihmojmë si komision për siguri përmes rekomandimeve që do i bëjmë për përmirësimin e kushteve”. /Indeksonline/