07:13 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në takim me përfaqësuesit e KGJK-së dhe Këshillit Prokurorial, diskutohet për vajzën nga Drenasi

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të takohen sot me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohet lidhur me ngjarjen e fundit të dhunimit të nxënëses nga komuna e Drenasit, transmeton Indeksonline.

Takimi zhvillohet në sallën N 302 në Kuvendin e Kosovës, me fillim nga ora 10:00./Indeksonline/