07:18 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Komisioni për Telekomin finalizon listën e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e tij të radhës.

Sipas njoftimit, në këtë takim, pikë e rendit të ditës është finalizimi i listës së dëshmitarëve dhe diskutim rreth angazhimit te ekspertëve.  

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe nis në ora 09:00./Indeksonline