75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, e njofton Osmanin për punën e deritashme

Në prag të seancës sensibilizuese të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryetarja Vjosa Osmani, ka takuar Komisionin për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, ky komision e ka përgëzuar kryetaren Osmani për mbajtjen e seancës sensibilizuese për këtë kategori dhe e ka njoftuar për punën e deritashme dhe për sfidat me të cilat përballet.

Anëtarë të këtij komisioni kanë folur për ndjeshmërinë dhe vështirësitë e procesit, të shkaktuara nga mungesa e buxhetit të këtij komisioni, sikurse edhe stigma ndaj të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Procesi i aplikimit, sipas komisionit ka shënuar rënie, ndaj është kërkuar mbështetje institucionale për sensibilizim për rëndësinë që ka ky proces për shtetin e Kosovës.