07:38 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Komisioni për Arsim mbajnë mbledhje

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti,Industri dhe Zhvillim Rajonal mban sot mbledhjen e radhës ku pritet të bëhet shqyrtimi i Projekt-Statutit të Trepçës.

Mbledhja fillon nga ora 11:00 në sallën N10, shkruan Indeksonline.

Mbledhje poashtu do të mbajë sot edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini,Sporte, Inovacion e Ndërmarrësi në të cilën bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-049 për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë.

Mbledhja zhvillohet në sallën N 303, në ora 11:00./Indeksonline/