Komisioni për buxhet miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore
Me 6 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Komisioni për buxhet ka miratuar Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026.
Para anëtarëve të komisionit, ministri i Financave, Hekuran Murati derisa prezantoi projektbuxhetin e 2026-s dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ka kërkuar nga deputetët që të përfundojnë procedurat sa më shpejt që është e mundur.

