Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufijve bën apel që mos të ndërmerren aktivitete në kufirin Kosovë- Mali i Zi
Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka njoftuat se sot Komisioni Shtetëror ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.
Buliiqi përmes në postimi në facebook ka thënë se Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi.
Ja postimi i plotë:
Komisioni Shtetëror ka
vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë
nga afër zhvillimet në terren.
Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon
që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e
qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe
aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase
bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të
definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.
Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon
punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është
tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por
në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi.