Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s/ Armand Duka më i votuari, fiton mandatin e dytë

Armand Duka fitoi mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Presidenti i FSHF-së do e mbajë këtë post edhe për katër vite të tjera.
Duka është një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i futbollit shqiptar mori 45 vota, si anëtari më i votuar.
Lajm i mirë ky për futbollin shqiptar, që do të vijojë të ketë zërin e tij në qeverinë europiane të futbollit. Komiteti Ekzekutiv është organi më i lartë vendimmarrës në UEFA.
Sot u mblodhën së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendimet.
Komiteti përbëhet nga 16 anëtare në total. Sot u zgjodhën 9, njëra është femër (kusht) Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është fituesi për mandatin 2-vjeçar.
Jesper Møller Christensen* (Denmark)
Philippe Diallo (France)
Armand Duka* (Albania)
Petr Fousek (Czechia)
Levan Kobiashvili (Georgia)
Andrii Pavelko* (Ukraine)
Luis Rubiales* (Spain) /ss