Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s organizon komunikon online me Federatat, ndërsa FFK injoron klubet e saj!

Prej fillimi të pandemisë Covid-19 dhe ndërmarrjes së masave mbrojtëse parandaluese, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka komunikuar online në vazhdimësi me Federatat e Futbollit. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me FFK-në e cila nuk ka organizuar asnjë takim te përbashkët me klube. Për më keq disa klube të Superliges kishin shkuar për të takuar krerët e FFK-së por ata nuk u pritën në takim.
Injorimi qe po iu behet klubeve si duket ka të bëjë me pakënaqësitë e tyre për mjetet finaciare dhe investimet që FFK po bënë në fusha sintetike pa tender, pa projekte të aprovuara dhe pa miratimin e KE të FFK-së.
Është raportuar ne media se FFK po investon në Bernicë një fushe me bari sintetik në Stadiumin e ish klubit të Agim Ademit.
Kosova e Prishtinës, ish klubi i kryetarit aktual të FFK-së vitin e kaluar është fuzionuar me A&N nga Prizreni.
Por edhe pse si klub është shuar ne sezonin vjeshtor ka vazhduar garat ne Ligën e Tretë edhe pse një gjë të tille nuk e lejojnë aktet normative të FFK-së.
Ky skandal behet edhe me i madh kur shikohet regjistrimi i klubit KF Kosova e re në emër Visarit, nipit të Agim Ademit.
Kjo OJQ është themeluar në janar 2020 dhe shtrohet pyetja si mundet të garoj në vitin 2019 një klub që është regjistruar në vitin 2020?
Pakënaqësia tjetër e klubeve ka të bëjë edhe me dy fusha sintetike në Hajvali për te cilat u kuptua nga mediat se po ndërtohen në kohë pandemie pa njoftime paraprake për këto dy fusha.
Pakënaqësia e tretë e klubeve ka te bëjë me raportet financiare , mjetet e UEFA-s të cilat FFK nuk ua ka dhënë klubeve edhe pse kanë qenë te dedikuara për zhvillim te klubeve tona.
A do te ketë guximin FFK të takoj klubet do te shihet në ditët në vazhdim.
Nga konfirmimi i dënimit të Agim Ademit nga Gjykata e Apelit, qëndrimi i tij në FFK është antistatutar dhe antiligjor, si duket kjo edhe është arsyeja e mos përballjes së FFK-së me klubet.
Nëse kryetari nuk respekton statutin dhe ligjin perse duhet te respektoj të tjerët?
Sekretari i FFK në një takim me disa klube, iu kishte deklaruar se ia ka marrë nënshkrimin Agim Ademit pas dënimit nga Gjykata e Apelit .
Problemet që ka shkaktuat udhëheqja aktuale e FFK-së si duket janë edhe arsyeja e mos përballjes me klubet për çështje jetike për futbollin tonë. /IndeksOnline/