14:48 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Komiteti i Gjilanit kundër Covidit-19, mban takim me drejtorë shkollash

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVIDIT-19, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Gjilanit, duke respektuar masat kundër virusit.

Qëllimi i takimit, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, ka qenë vlerësimi i procesit mësimor gjatë këtyre dy javëve, lidhur me respektimin e masave antiCovid-19.

Ismajli, në emër të Komitetit…, ka kërkuar mobilizim shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona, duke monitoruar në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me mbajtjen e maskave, mosgrumbullimin, përkatësisht mbajtjen e distancës.

Në takim të Komitetit… kanë marrë pjesë dhe kanë adresuar qëndrimet e tyre edhe dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP-së në Gjilan, dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mireqënie Sociale, dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF-së, sikurse edhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.