75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 29 Mars 2021 / Blerim

Komiteti Olimpik i Evropës përgëzon Ismet Krasniqin për zgjedhjen president i KOK-ut

Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka përgëzuar presidentin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut në Asamblenë zgjedhore.

Në letrën e dërguar, KOE-s shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me presidentin Krasniqi.

“Ne emër të KOE-s dhe në emrin tim personal, ju dërgojmë urimet tona më të mira për këtë arritje të re dhe të rëndësishme, si edhe për angazhimet tuaja në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ky post mbanë përgjegjësi të lartë dhe ne jemi më shumë se të lumtur për të filluar bashkëpunimin me ju, për të promovuar olimpizmin dhe vlerat e tij në vendin tuaj dhe më gjerë. Nëse ju duhet ndonjë ndihmë në të ardhmen, ju lutem sigurohuni që gjithmonë mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, thuhet në letrën e drejtuesve të Komitetit Olimpik të Evropës, ushtruesit të detyrës së presidentit, Niels Nygaard dhe sekretarit të përgjithshëm, Raffaele Pagnozzi.