Komiteti Olimpik me telegram ngushëllimi për vdekjen e komentatorit e gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi

Sot në moshën 53 vjeçare ka vdekur komentatori dhe gazetari sportiv, Milaim Krasniqi.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka dalur me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit të Radio Kosovës, shkruan IndeksOnline.
E nderuara, familja KrasniqiMe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë sportive, njëherit komentatorit të mirënjohur të radios, Milaim Krasniqi.Milaimi ishe zë I sportit të Kosovës, veçanërisht futbollit, ku dha kontribut të çmuar para dhe pas luftës.Një kohë ishte edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë, kurse si gazetar e komentator punoi në Radio Kosovë.Ikja e tij në amshim, do të lë boshllëk të madh në gazetarinë sportive dhe sportin tonë në përgjithësi, të cilin e deshi dhe e promovoi deri në kaplimin e sëmundjes së rëndë.Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, miqve, kolegëve të gazetarisë sportive dhe kolegëve të Radio Kosovës.
Me respekt, Ismet Krasniqi
President i Komitetit Olimpik të Kosovës
/IndeksOnline/