20:42 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe shoqëria civile kundër terrorizmit

Komiteti Shqiptar i Helsinki po bashkëpunon me shoqërinë civile ne përpjekjen e përbashkët kundër shfaqjeve te ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Përfaqësues të këtij komiteti u shprehen sot, gjate një takimi të zhvilluar në Shkodër se, për momentin nuk ka të dhëna të shkuarjes se luftëtarëve nga Shqipëria në vendet në konflikt.

Megjithatë, u shprehen ata, si strukturat shtetërore, ashtu edhe e gjithë shoqëria duhet të vazhdojnë përpjekjet për ta goditur si fenomen.