Komiteti teknik në Spanjë: Gjyqtarët gabuan, ndërhyrja ndaj Muriqit ishte penallti
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) në Spanjë e ka pranuar gabimin për mosdhënien e penalltisë te ndërhyrja në Muriqin në ndeshjen ndaj Sociedad.
Rasti ndodhi kur rezultati ishte 0-0 në minutën e 12-të , dhe CTA pranoi se kapja e Zubeldias, në të cilën ai mbajti Muriqin me të dy krahët brenda zonës së penalltisë, ndërsa kosovari ishte gati të kthehej dhe të gjuante, duhej të kishte rezultuar në një penallti dhe një karton të kuq direkt për mbrojtësin.
Ky është rast që do ta kishte ndryshuar plotësisht rrjedhën e ndeshjes, por as Miguel Sesma Espinosa në fushë dhe as Figueroa Vazquez në VAR nuk e konsideruan të nevojshme dhënien e një penalltie, duke e dëmtuar seriozisht Mallorcën.

