09:11 / E Martë, 27 Shtator 2022 / L K

Kompania e basteve publikon kuota interesante për ndeshjen Kosovë – Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion.

Në kuadër të Ligës C, grupi 2, “Dardanët” do ta zhvillojnë sonte një ndeshje tejet interesante.

Djelmoshat e Alain Giresset janë nikoqirë të Qipros.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat për këtë ndeshje.

Kosova konsiderohet favorite me 1.61, barazimi vlen 3.80, ndërsa fitorja e qipriotëve me 5.25.

Pas pesë ndeshjeve, Kosova zë vendin e dytë në grup me gjashtë pikë.

Kurse, Qipro është e fundit në tabelë me pesë sosh.