08:58 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Kompania e famshme ajrore njofton humbje të mëdha, fajësohet pandemia

Linja ajrore gjermane “Lufthansa”, ka njoftuar se po operon me humbje të mëdha prej 1.26 miliardë eurosh.

Shkak i humbjeve financiare janë anulimet masive të fluturimeve nga pandemia dhe kostos së dëmshpërblimeve ndaj pasagjerëve.

“Lufthansa” njofton po ashtu se në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishin operuar me fitim prej 1.3 miliardë eurosh, shkruan Indeksonline.

“Kërkesa për udhëtime ajrore pritet të mbetet e dobët në muajt e ardhshëm të dimrit për shkak të përhapjes globale të pandemisë dhe kufizimeve të lidhura të udhëtimit”, thuhet në njoftimin e “Lufthansas”./Indeksonline/