75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 15 Janar 2024 / L K

Kompania e famshme turke e industrisë së mishit e shpallë falimentimin

Hacıince Et AŞ., një nga markat e njohura të industrisë së mishit në Turqi, e ka shpallur falimentimin. Kompania ishte themeluar në vitin 1950 duke operuar suksesshëm në tregun turk dhe më gjerë për 74 vite.

Hacıince Et AŞ kishte 2500 krerë gjedhe dhe punonte 1000 hektar tokë bujqësore. Vështirësitë financiare që kompania përjetoi pas investimit të saj në një industri në Konya.

Ndërprerja e marrëveshjes me një zinxhir të ushqimit të shpejtë pas këtij objekti të ri bëri që Hacıince Et të përballej me një periudhë të vështirë financiare.

Nga 2 qershori, gjykata ka lëshuar masën e mbrojtjes së kompanisë dhe pronarëve të saj dhe ky vendim do të jetë i vlefshëm për 3 muaj.

Ndërkohë që procesi i falimentimit të kompanisë vazhdon./Indeksonline/