14:01 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kompania e marijuanës ju paguan 30,000 euro në vit, për ta konsumuar këtë produkt

Një kompani e marijuanës po ofron një punë të rrallë, ata po i ofrojnë mundësinë një personi që t’i konsumoj produktet e tyre çdo ditë dhe kështu do të paguhet 30,000 euro në vit.

Po ashtu ofruesit e kësaj pune kanë thënë që po e kërkojnë dikë që po ashtu ka njohuri të gjera për produktet e marijuanës.

Natyrisht kanë vënë edhe disa kushte siç janë: të jesh i shëndetshëm, mbi moshën 18 vjeçare dhe të jetoni në Amerikë.

/Indeksonline/.