75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / P M

Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundoi trajnimin për pajisjet e pastrimit të ujit të kontaminuar.

Në njoftim thuhet se pajisja për pastrimin e ujit (WTC-3000 GT) është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore ose njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim.

Kjo pajisje ka kapacitet të bëjë trajtimin e ujit deri në 3 mijë litra në orë.

“WTC-3000 GT funksionon duke aplikuar presion të lartë mbi ujin e kontaminuar, i cili kalon nëpër membrana selektive përmes procesit të osmozës reverse. Këto membrana lejojnë vetëm molekulat e ujit të depërtojnë, ndërsa bllokojnë kripërat, metalet dhe ndotësit e tjerë, duke siguruar prodhim të ujit të pastër dhe të sigurt”, bën të ditur FSK-ja.