00:22 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Kompania e Mbeturinave “Pastrimi” furnizohet me këpuca dimrore, ja sa para u kushtoi tenderi

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, në fillim të këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën më të re për këtë vit.

Këtë herë, kjo kompani do të bëjë furnizim me këpucë dimrore për punëorët.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 12.500,00 euro, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar kap shifren 7.450,00 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 11.150,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik IGMAS & LOGO SH.P.K. /Indeksonline/