Kompania e mbeturinave në Mitrovicë shpall një konkurs qesharak
Kompania rajonale e mbeturinave “Uniteti” e Mitrovicës ka hapur një konkurs për një vend pune të çuditshëm dhe qesharak, ku kërkon një zyrtar për “mbrojtjen e ndotjes së ambientit” .

Mitrovica ka nevojë për punëtorë që e mbrojnë ambientin nga ndotja dhe mbeturinat që e karakterizon këtë qytet dhe jo për zyrtar që e mbrojnë ndotjen.
Gabime të tilla drejtshkrimore dhe qesharake nëpër institucionet e shtetit nga zyrtarë të lartë dhe ministra të Kosovës janë bërë përditshmëri.
Ky konkurs është bërë publik në gusht dhe duke parë gabime të tilla kjo kompani si duket së pari ka nevojë të punësojë zyrtarë që e mbrojnë gjuhën shqipe nga ndotja që po i bëhet nga punonjësit e saj.
