09:52 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Kompania e pastrimit kërkon që të rriten tarifat nga 4.5 në 9 euro, që t’u rritet paga punëtorëve

Kompania e pastrimit në Mitrovicë “Uniteti” përmes një njoftimi ka pyetur qytetarët që ts rrisë çmimin e tarifës së pagesës për amvisëritë nga 4.5 në 9 euro, shkruan IndeksOnline.

Në njoftim thuhet se kjo thirrje është bërë në mënyrë që punëtorëve fizikë t’u bëhen pagat 550 euro.

“Në mënyrë që pagat e punëtorëve fizikë të dyfishohen dhe të bëhen 550 euro, duhet të dyfishohet edhe tarifa e pagesës për amvisëritë nga 4.5 në 9 euro.

Qytetarë të nderuar, duke e parë se shumë prej jush në komente kërkoni paga më të mira pêr punëtorët e pastrimit, a pajtoheni që të dyfishohet edhe tarifa e pagesës? KOMENTO ⬇️

(Vitin e kaluar KRM “Uniteti” i ka rritur pagat e punëtorëve fizikë për 20%.)”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/