12:41 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kompania e pronarit kosovar shpallet më e mira e vitit në Norvegji

Sukseset e kosovarëve në botë gjithmonë e më shumë po rritën. Përveç muzikës dhe sportit, kosovarët tash po shënojnë arritje edhe në fusha të tjera.

Rasti i fundit është me kompaninë “XK Entreprenor”, me pronar Xhevdet Kadriaj që është shpallur më e mira në vitin 2018 në Norvegji për renovim, transmeton Indeksonline.

Pronari Xhevdet Kadriaj prejardhjen e ka nga fshati Rastavic të Deqanit.

“XK Entreprenor” fituan “Çmimin e Ndërtimit dhe Konservimit” të monumenteve për këtë vit. Çmimi jepet nga shteti norvegjez .

Kadriaj për Indeksonline theksoi se ka bërë investime edhe në Kosovë, kryesisht në zonën e Prizrenit por që nuk ka gjetur përkrahjen e institucioneve.

Kompania e Xhevdet Kadriajt rreth 30 punëtorë. “XK Entreprenor” merret me ndërtimin e shtëpive me tulla, pikturimin e tyre, punë antikuarore dhe shumë shërbime tjera./Indeksonline/