Kompania e ujësjellësit lë të hapur rrugën, bllokohen pesë familje në Rogan të Kamenicës
Papërgjegjësia e kompanisë e ujësjellësit që realizoi punimet në fshatin Rogan të Komunës së Kamenicës ka bërë që pesë familje të bllokohen.
Kompania është treguar e papërgjegjshme deri ka lënë gjendjen e rrugës në mënyrën më të keqe të mundshme, përcjellë Indeksonline.
Kështu banorët janë detyruar vet në këto ditë me shi, ta mbulojnë gropën e thellë që tashmë është mbushur me ujë, në mënyrë që mos të rrezikohen kalimtarët dhe vet ata./Indeksonline/


