75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / Z S

Kompania “ERC Trade” ndihmon organizatën “Have Hope” për të ofruar dhurata pacientëve në Klinikën Onkologjike të QKUK-së

Në kuadër të Ditës Botërore Kundër Kancerit, organizata “Have Hope Kosova” me përkrahjen e kompanisë “ERC Trade” & fabrika e gotave “Belux Paper Cups” nga Prishtina ka vizituar sot Klinikën Onkologjike në QKUK për t’u ofruar dhurata simbolike pacientëve që po marrin trajtim.

Kjo vizitë dhe dhuratat e ofruara janë një shenj mirënjohjeje dhe mbështetjeje për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje të vështirë.

Kompania “ERC Trade” & “Belux Paper Cups” për herë të dytë së bashku me “Have Hope” shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e saj të plotë për të gjithë pacientët dhe familjet e tyre, si edhe për stafin mjekësor që po punon pa u lodhur për t’u ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm.

“Të gjithë së bashku, mund të bëjmë ndryshimin! Një falënderim i madh dhe i sinqertë për “ERC Trade” & “Belux Paper Cups” për gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre në ndihmë të pacientëve që trajtohen në onkologji. Kontributi juaj sjell ngrohtësi dhe lehtësi për ata që po kalojnë sfida të mëdha, duke dëshmuar se solidariteti dhe humanizmi bëjnë ndryshimin”, thuhet në fund të njoftimit.