75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Kompania farmaceutike mashtrohet nga një person në Prizren, ja si ndodhi ngjarja

Pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren, ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë bashkëpunim.

Viktima, sipas policisë, të hollat i ka transferuar në një llogari tjetër siç i ka thënë i dyshuari me arsyetimin se kompania ka ndërruar llogarinë.

Pronarët legjitim kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar të holla nga viktima, transmeton IndeksOnline.

Rasti sipas policisë ka ndodhur me 22 prill ndërsa tani është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./IndeksOnline/