17:52 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Kompania gjermane flet rreth “ofertës 1 miliard dollarëshe” të Trumpit për vaksinën kundër koronavirusit

Është thënë se presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar kompanisë gjermane “CureVac” 1 miliard dollarë për të marrë të drejtat ekskluzive ndaj vaksinës kundër koronavirusit.

Kompania ka reaguar ku tha se nuk kanë marrë nga qeveria amerikane një ofertë të tillë.

“Për ta sqaruar sërish koronavirusin: CureVac nuk ka marrë nga qeveria amerikane ose subjektet përkatëse një ofertë të tillë”, thuhet në deklaratën e tyre, transmeton Indeksonline.

Më tutje aty thuhet se CureVac hedh poshtë të gjitha pretendimet nga shtypi.

Ky lajm ka shkaktuar zemrëim në Berlin, ku Erëin Rueddel nga komiteti shëndetësor i qeverisë tha se tani është i rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, jo vetë-interesi kombëtar.

Ndërsa, ministri i ekonomisë Peter Altmaier shtoi se “Gjermania nuk është në shitje”.

CureVac, e themeluar në vitin 2000, është e vendosur në shtetin gjerman Thuringia, dhe ka objekte të tjera në Frankfurt dhe Boston.

Laboratori aktualisht është duke punuar në të njëjtën kohë me Institutin Paul-Ehrlich, i lidhur me ministrinë gjermane të shëndetësisë./Indeksonline/

Punonjësja Philipp Hoffmann, nga ndërmarrja gjermane biofarmike CureVac, demonstron fluksin e punës hulumtuese mbi një vaksinë për sëmundjen e koronavirusit (COVID-19) në një laborator në Tuebingen, Gjermani, 12 Mars 2020. Fotografia e marrë në 12 Mars 2020. REUTERS / Andreas Gebert