Kompania gjigante, njofton se ka pezulluar të gjitha udhëtimet për në Itali

“Air Canada”, ka pezulluar fluturimet për në Itali dhe anasjelltas pasi vendi gjendet në një bllokim kombëtar për shkak të koronavirusit.
Fluturimi i fundit për në Romë është planifikuar të bëhet nga Toronto-ja e martë, ndërsa fluturimin i fundit i kthimit të mërkurën, transmeton Indeksonline.
Transportuesi më i madh i Kanadasë njoftoi se vendimi ishte nxitur nga rregulloret italiane dhe “shqetësimet e vazhdueshme të shëndetit dhe sigurisë” në lidhje me shpërthimin e COVID-19.
“Air Canada” planifikon t’i rikthejë shërbimet më 1 maj. Ndërkohë, për klientët do të njoftohen dhe do t’u ofrojnë rimbursime të plota, tha një zëdhënës.
Në janar, linja ajrore ndaloi të gjitha fluturimet e drejtpërdrejta për në Kinë – epiqendrën e virusit.
Të enjten, “Air Canada”, njoftoi se do të hiqte dorë nga tarifat e rilevimit, në dritën e shqetësimeve për koronavirusin, duke lejuar të bëhet ndryshimi i për biletat të blera midis 4 dhe 31 marsit për udhëtime brenda 12 muajve.
Masa bie më shumë nga ato të linjave të “United Air”, “Delta Air Lines” dhe “American Air”, linjat të cilat po lejojnë pasagjerët të rishikojnë biletat në çdo destinacion deri më 30 prill pa paguar tarifa.
Në Evropë, “British air” , “Ryan Air” dhe “EasyJet”, kanë anuluar të gjitha fluturimet në dhe nga Italia. “Wizz Air”, ka vepruar në të njëjtën mënyrë, duke e shtrirë pezullimin në Izrael.
Më shumë se 113.000 njerëz janë infektuar nga virusi dhe më shumë se 3.900 kanë vdekur nga sëmundja COVID-19.
Shumica e rasteve ndodhen në Kinë, por përqindja e saj po zvogëlohet ndërsa po rritet në vende të tjetra. Më shumë se 62.000 njerëz tashmë janë shëruar.
Infeksionet në Itali arritën në 10.114 raste – më shumë se kudo tjetër, përveç Kinës. Numri i vdekjeve nga virusi në Itali u rrit në 631, thanë të martën autoritetet italiane të Mbrojtjes Civile./Indeksonline/