Kompania Halliburton regjistron humbje të të ardhurave në tremujorin e parë

Kompania e dytë më e madhe në botë e shërbimeve të naftës Halliburton publikoi të ardhurat e saj në tremujorin e parë ndërsa të ardhurat e saj regjistrojnë rënie krahasuar me vitin e kaluar, tregon deklarata e rezultateve financiare të kompanisë.
Kompania regjistroi të ardhura neto prej 170 milionë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti me humbje prej 1.017 miliard dollarë në të njëjtin tremujor të vitit të kaluarm, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.
Halliburton ka postuar humbje neto prej 2.9 miliardë dollarësh në vitin 2020, krahasuar me humbjet prej 1.3 miliardë dollarësh në vitin 2019.
Rënia e të ardhurave në tremujorin e parë
Të ardhurat e kompanisë ranë me 31.4 për qind në tremujorin e parë në rreth 3.4 miliardë dollarë, krahasuar me 5 miliardë dollarë gjatë të njëjtit tremujor të vitit 2020.
Të ardhurat e kompanisë arritën në 14.4 miliardë dollarë vitin e kaluar, me një rënie prej 8 miliardë dollarësh, duke barazuar me një rënie prej 36 për qind nga viti në vit.
“Jam optimist për mënyrën se si po merr formë ky vit tranzicioni. Fokusi ynë në inovacionin e teknologjisë, investimet dixhitale dhe efikasitetin e kapitalit na pozicionon për një rritje fitimprurëse në nivel ndërkombëtar dhe maksimizimin e vlerës në Amerikën e Veriut”, citohet të ketë thënë në një deklaratë Jeff Miller, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë.