Kompania kineze zhvillon softuerin për identifikimin e njerëzve që kanë maskë në fytyrë

Një kompani kineze thotë se ka zhvilluar teknologjinë e parë të vendit për njohjen e fytyrës, që mund të identifikojë njerëzit kur ata kanë maskë në fytyrë.
Kjo vjen për shkak të koronavirusit, ku shumë njerëz po vendosin maska në fytyrë, për t’u mbrojtur nga ky virus, transmeton Indeksonline.
“Hanwang Technology Ltd”, thotë se teknologjia e fundit mund të njohë me sukses njerëzit edhe kur ata kanë maska.
Firma është me qendër në Pekin, dhe ekipi ka filluar të punojë në këtë sistem në janar.
“Kur keni maskë, shkalla e njohjes mund të arrijë në rreth 95%, që gjë mund të sigurojë që shumica e njerëzve të identifikohen”, tha nënkryetari i Hanwang, Huang Lei për Reuters./Indeksonline/


