15:38 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / B O

Kompania kosovare organizon “Darkën e Lamës”

Darka e Lamës është një traditë e kahmotshme në Kosovë. Pak ditë më parë këtë darkë tradicionale e kishte organizuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Traditën e darkës së bereqetit po e mbanë edhe një kompani kosovare.

“Sinalco Kosova” e ka bërë tradicionale mbajtjen e darkës për të festuar sukseset dhe bereqetet e një viti.

Pjesë e manifestimit ishte edhe pronari i kompanisë që numëron dhjetëra punëtorë, Gani Dreshaj.

Sinalco Kosova ka fabrikën për prodhimin e lëngjeve joalkoolike në Vrellë të Istogut, ndërsa ka licensën ndërkombëtare nga kompania gjigante gjermane.

Për të ndjekur intervistën e pronarit Dreshaj, planet e punës dhe atmosferën që ka mbizotëruar në “Darkën e Lamës”, ndiqeni videon në vijim.