Kompania më e madhe shqiptare Prishtinaticket hap linjën e re Prishtinë-Lubjanë

Kompania Prishtinaticket tashmë lidere në tregun e organizimit të fluturimeve për Gjermani, Zvicër dhe Suedi ka hapur linjën e re të fluturimit edhe për Lubjanë të Sllovenisë.
Fluturimi i parë Prishtinë-Lubjanë do të realizohet me datë 31 mars 2023, ndërsa në këtë linjë do tëorganizohen rregullisht 2 herë në javë fluturime çdo të hënë dhe të premte.
Të gjithë bashkëatdhetarët dhe të interesuarit e tjerë do të mund të rezervojnë biletë për udhëtimet etyre nëpërmjet webfaqes www.prishtinaticket.net si dhe nëpërmjet thirrjes telefonike në qendrën ethirrjeve të Prishtinticket në numrat në vijim:
���� +49 7621 9165 313
���� +41 61 510 06 86
���� +383 49 200 286
���� +46 470 580 944
Prishtinaticket dhe GP Aviation vazhdojnë të operojnë në shumë destinacione të tjera në Gjermani nëqytetet: Münster, Munich, Stuttgart, Düsseldorf, Osnabrück, Nürnberg dhe Berlin, në Suedi në VäxjöSmaland si dhe në Zvicër në qytetin e Basel.
Gjatë vitit 2022, Prishtinaticket dhe GP Aviation u kanë shërbyer me profesionalizëm gjithsejt 365.357pasagjerëve në destinacionet e lartëpërmendura.
Prishtinaticket është kompania më e madhe shqiptare me 12.22% të tregut krahasuar në total me numrin e përgjithshëm të udhëtarëve që kanë udhëtuar nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të
Prishtinës Adem Jashari gjatë vitit 2022. Kontaktet në Facebook dhe Instagram.