12:59 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Kompania ndërtimore jep versionin e saj për rrëshqitjen e dheut në Prishtinë

Mbrëmë pas mesnate, një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, derisa sot po aty ka pasur edhe rrëshqitje dheu.

Në afërsi të rrugës së shembur, është planifikuar ndërtimi i një objekt banesor nga investitorët ‘Shala-Xh& Nexhmi Kastrati’, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Facebook, investitorët kanë siguruar klientët e tyre se ky incident nuk ka të bëj me punën e tyre.

Sipas investitorëve, shembja e dheut nuk do të ndikoj në integritetin e objektit, i cili do të filloj së ndërtuari pas sanimit të kësaj gjendje.

Më poshtë njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Te nderuar miq,

Dje, pas mesnates, per arsye qe nuk kane fare te bejne me ndikimin tone, ka shperthyer nje gyp i ujesjellesit prane zones ku planifikojme ndertimin e nje kompleksi banesor ne lagjen e muhaxhereve, dhe si pasoje e rrjedhjes se ujit ka ndodhur nje shembje e vogel e dheut.

Ekipi yne eshte duke punuar intenzivisht qe te sanohet gjendja e dheut sa me shpejte, ne menyre qe te eliminojme cdo rrezik potencial per objektet perreth.

Ndikimi i faktoreve te jashtem dhe forcave madhore eshte i mundshem ne cdo projekt ndertimi. Te bindur ne profesionalizmin e punes sone, ne i sigurojme klientet tane se ky incident ska fare te beje me punen tone.

Me qene se punimet per ndertimin e objektit ende nuk kane filluar, kjo shembje e dheut nuk do te kete aspak ndikim ne integritetin fizik te objektit, i cili do te filloje te ndertohet vetem pas sanimit te gjendjes se dheut.

Me shume Respekt!
Investitorët: SHALA-XH & NEXHMI KASTRATI