75 Mall Live Search
15:48 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Kompania “Pastrimi” liron nga puna 60 vjeçarët, nënat vetushqyese dhe njërin prind

Kompania Regjionale “Pastrimi” ka njoftuar se pas shpalljes së pandemisë nga Qeveria e Kosovës për për masat kundër përhapjes së koronavirusit, do të liroj nga puna 60 vjeçarët, nënat vetushqyese dhe njërin prind, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Kompania ka bërë edhe furnizimin me pajisje hixhienike-dezinfektuese dhe maska mbrojtëse për gjithë punëtorët.

“Bazuar ne Vendimin e Qeverisë se Republikes se Kosovës Nr. 01/07 te dt. 11.03.2020 pas shpalljes se Pandemisë nga Qeveria e Kosovë për masat kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë vendin Komopania “Pastrimi”, SH.A ka filluar zbatimin e tyre si ne vijim:

– Te punësuarit pranë KRM “Pastrimi”, Prishtinë që I përkasin moshës 60 vjeqare nuk janë te obliguar vetëm nëse te përmendurit ndihen te rrezikuar lirohen nga puna

– Nënat vetëushqyese, njëri prind si dhe shtatëzënat lirohet përkohësisht deri me dt. 27.03.2020 nga puna, për shkak te masave parandaluese për Korona Virusin.

– Nënat vetushqyese të prezentojnë dëshminë që vërteton se është nënë vetushqyese për lirimin gjatë kësaj periudhe

– Njëri prind obligohet që të sjellë vërtetimin që është në marrdhënie pune dhe nuk është I liruar gjatë kësaj periudhe nga puna.

Po ashtu Kompania ka bërë edhe furnizimin me pajisje hixhienike-dezinfektuese dhe maska mbrojtëse për gjithë punëtorët në shtatë Njësite Operuese ku kryen shërbim, e sidomos për ekipet e terenit të cilët kanë kontakt të drejtëpërdrejt me mbeturina e që vazhdimisht kujdesën për ambientin tonë dhe parandalimin e ndonjë epidemie tjetër”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/