10:34 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Kompania “Pastrimi” nuk do të heq më mbeturina

Kompania e mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar qytetarët se pas ditës së sotme kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Kjo për shkak të bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës.

“Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, thuhet në mes të tjerash në komunikatë.    

Kompania “Pastrimi”,  ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi./Indeksonline/